Biografia

Guximi është formula e suksesit të tij

Për çdo përpjekje ekziston një rrezik që vije nga mundësia që të dështoj përpjekja.

Por, nuk ka gjendje më të keqe se sa dorëzimi nga frika e dështimit dhe heqja dorë nga çfarëdo përpjekje.

Rrëfimi për Ekrem Llukën është i pazakontë. Për shkak të pritjeve të njerëzve. Për shkak të dramës që rrethon personalitetin e tij, gjë që e bënë mit të kohëve moderne.

Por nuk ka shumë të pazakonta në jetën e njërit prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë dhe rajon. Të pazakonshme janë vetëm guximi i tij dhe përpjekja për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të krijuar mundësi për të tjerët.

Guximi është formula që Ekrem Llukën e ka bërë president dhe pronar të korporatës së fuqishme “Dukagjini” e cila përfshinë sektorët: media, telekomunikim, institucione financiare, shtyp, publicistikë, turizëm, arsim, ndërtimtari dhe tregti.

Ekrem Lluka lindi në Pejë më 1959.

“Familja jonë nuk ishte e varfër por as e pasur për atë kohë. As unë nuk dalloja nga bashkëmoshatarët e mi deri në moshën e pjekurisë”.

Si 20 vjeç ishte punësuar në shtypshkronjën shtetërore “Planika”, asokohe e vetmja shtypshkronjë në qytetin e Pejës.

“Puna në shtypshkronjë më bëri ta vlerësoj paranë dhe të mendoj për angazhime tjera. Ne i kishim dy hektarë tokë dhe i kërkova babës që të ma lejoj t`i punoj. Ai me tha se nuk mund ta besoj tokën ty (për shkak të moshës v.j). I thash më le të provoj”.

Prej atij momenti, Ekrem Lluka nuk do të kishte më kohë për argëtimin e zakonshëm me bashkëmoshatarët e as për familjen. Për dekada me radhë ai do të punonte me orë të tëra, duke e provuar secilën mundësi të dhënë dhe duke u përpjekur për të pasur sukses.

“Fitova mirë me punën e tokës për atë moshë që kisha por nuk e ndala punën në shtypshkronjë. Zgjohesha në katër të mëngjesit, dilja e punoja tokën, në shtatë shkoja në shtypshkronjë. Me të përfunduar punën aty vazhdoja me tokën deri në gjysmë të natës. Në moshën 24 vjeçe arrita ta ndërtoj shtëpinë me të ardhurat e mia. Në katin e parë të saj ndërtova lokale dhe fillova të mendoj se si t`i shfrytëzoj. Ëndërr e kisha ta bëjë një shtypshkronjë të vogël sepse zanatin e kisha”.

Ëndrrën do ta realizonte tre vite më vonë. Me kursimet që kishte bërë nga puna me tokën dhe puna në shtypshkronjë do të blinte makinerinë për shtypshkronjën “Dukagjini”, duke e kthyer edhe këtë emër në Pejë.

  • Ai i ka shfrytëzuar mundësitë e pakta që ka pasur dhe ka krijuar shumë mundësi për të tjerët. Është koha që ai të shijoj suksesin. Të tjerët t`i shfrytëzojnë mundësitë e krijuara nga ai.

  • Por nuk ka shumë të pazakonta në jetën e njërit prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë dhe rajon. Të pazakonshme janë vetëm guximi i tij dhe përpjekja për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të krijuar mundësi për të tjerët.

  • Rrëfimi për Ekrem Llukën është i pazakontë. Për shkak të pritjeve të njerëzve. Për shkak të dramës që rrethon personalitetin e tij, gjë që e bënë mit të kohëve moderne.

“Fabrika shtetërore ku kam punuar unë është quajtur në fillim Dukagjini. Por e kishin ndryshuar për shkak se në serbisht këtij regjioni i thuhej ndryshe dhe për t`i ikur emrit ia kishin bërë Planika. Unë pash se ka mundësi të hapet një shtypshkronjë dhe rrezikova t`ia lë emrin Dukagjini”.

Kështu “Dukagjini” do të rikthehej simbolikisht në Pejë për t`u bërë më vonë sinonim i fuqisë së biznesit në Kosovë dhe rajon. Fuqi që ekziston edhe sot.

Funksionimi i shtypshkronjës do të ishte tepër i suksesshëm si biznes, por me shumë rreziqe dhe vështirësi.

“Pati sukses puna, por edhe shumë probleme që vinin nga pushteti atëherë. Na arrestuan mua dhe Agimin (vëllain e Ekremit v,j) për shkak se ne punuam gjithë materialin votues për zgjedhjet paralele që organizonte lëvizja paqësore por edhe vulat dhe materialin tjetër për shkollat në gjuhën shqipe”.

Fillimi i falimentimit të fabrikave shoqërore në sistemin që kishte nisur të falimentoj edhe si koncept politik kishte hapur mundësinë për tregti të suksesshme. Këtë e kishte vërejtur Ekrem Lluka. Gjatë viteve 90-ta, krahas shtypshkronjës do të merrej edhe me tregti duke e ngritur perandorinë e tij të biznesit.

Sikur shumica e kosovarëve edhe Ekrem Lluka dhe familja e tij do të depërtoheshin në vitin 1999. Ai nuk flet për mbështetjen që i kishte dhënë rezistencës së armatosur kosovare.

“Kurrë nuk do të flas për këtë. Nuk kam bërë asgjë më shumë se sa që e kisha obligim”, është përgjigja e tij e shkurtër.

Pas çlirimit të Kosovës do të kthehej në kompaninë dhe qytetin e tij, që të dyja të grabitura nga forcat serbe që e kishin humbur luftën.

Do të rifillonte punën me shtypshkronjë dhe tregti. Për 15 vite ai ka arritur të ndërtojë një korporatë me mbi 400 të punësuar.

“Nuk i di me numra por me emra. Kultivoj lidhje të afërta me stafin në secilën degë të korporatës dhe kjo bënë që shumica e tyre të pensionohen duke punuar në Dukagjini”.

Nuk do të ishte e lehtë. Përpos sfidave të biznesit, mungesa e sundimit të ligjit në vendin që sapo kishte dalë nga lufta do të sillte vështirësi të tjera.

“Ka pasur probleme të ndryshme. Prej ndërhyrjeve joligjore e deri tek sulmi që gati më dërgoj në botën tjetër. Por nuk dua që qytetarët t`i mbaj peng me këto histori. Janë sfida që e gjithë shoqëria i kemi përjetuar dhe unë nuk bëjë përjashtim”.

Sot korporata “Dukagjini” është një prej tregimeve më të suksesshme të biznesit në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.

Sot edhe Ekrem Lluka ka më shumë kohë, për familjen, nipat dhe mbesat.

Sepse ai i ka shfrytëzuar mundësitë e pakta që ka pasur dhe ka krijuar shumë mundësi për të tjerët. Është koha që ai të shijoj suksesin. Të tjerët t`i shfrytëzojnë mundësitë e krijuara nga ai.